Pas protestave, situatë e qetë në Shkup

Pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme, situata sot para Kuvendit duket e qetë dhe se nuk ka më prani të forcave policore. Janë hequr barrikadat e vendosura në rrugë dhe se ka lëvizje të lirë të makinave. Megjithatë në anën tjetër të parkut përballë Kuvendit akoma gjendet tenda të improvizuara të cilët për disa ditë me radhë po protestojnë kundër marrëveshjes së emrit.
Ndërsa bilanci i protestave të mbrëmshme para Kuvendit është 25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar . Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë. Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.