Pas nëntë kandidatëve për president të RM-së në shpalljen e VMRO-DPMNE-së, bëhet i ditur edhe i pari i LSDM-së

Ish-ambasadori Gjorgji Filipov është kandidati i parë për president të shtetit do të bëjë të ditur se do të paraqesë konkurs partiak të LSDM-së, që është i hapur deri më 19 shkurt. pritet deri në atë datë deri tek partia të marrin pjesë edhe kandidatura duke e pasur parasysh atë që në opinion tani më sillen emrat e  disa kandidatëve të mundshëm, ndër të cilët edhe të zëvendëskryeministrave dhe ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe koordinuesi kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski.

Vendimi me  cilin kandidat do të hyjnë në garën presidenciale, siç paralajmëruan nga LSDM-ja, do të sillet më 3 mars në Kongres.

Kandidatin për president të Republikës së Maqedonisë në konkurs do ta zgjedhë edhe VMRO-DPMNE-ja. Në konkursin e partisë kanë arritur 10 kandidatura nga të cilët një pas skadimit të afatit, pas çka partia i bëri të ditur dy emrat e kandidatëve nga të cilët në konventën më 16 shkurt do të bëjnë përzgjedhjen e njërit i cili do të hyjë në garën për shef të shtetit. Mes tyre, janë edhe profesoresha universitare Gordana Siljanovska, deputeti Vlladimit Gjorçev dhe Filip Petrovski.

Edhe pse BDI-ja doli me qëndrimin se në zgjedhje do të shkojnë me kandidatin e tyre, kryeministri Zoran Zaev kohë më parë sërish la hapësirë për marrëveshje të mundshme për të a.q. president konsensual. Hapësirë për bashkëpunim la edhe BDI-ja, prej ku theksuan se edhe pse kanë qëndrim zyrtar se në zgjedhjet mund të marrin pjesë me kandidat të tyre, megjithatë, lënë mundësi para skadimit të afatit për parashtrimin e kandidaturave për të arritur edhe një vendim tjetër.

Një pjesë e partive më të vogla paralajmëruan se në farën për president të Republikës së Maqedonisë do të hyjnë me kandidatë të tyre.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi më 8 janar i shpalli zgjedhjet presidenciale, për të cilat rrethi i parë duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj. Në pajtim me Kodin zgjedhor, nuk duhet të kalojnë më shumë 90 ditë e as më pak se 70 ditë nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj.

Lidhur me mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale që i kërkon opozita, LSDM-ja qeveritare ende nuk ka sjell vendim, edhe pse paralajmëruan se kjo duhet të ndodh shumë shpejtë.

Ende bëhen analiza të argumenteve për dhe kundër, thonë nga LSDM-ja dhe shtojnë se shqyrtimi i argumenteve zgjatë gjatë sepse interesat shtetërore për LSDM-në çdoherë janë para atyre partiake. Shikuar brenda partisë, LSDM-së i përshtatet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, theksojnë nga partia, por analizohet se kjo do të thotë përshpejtim i procesit të zhvillimit të shtetit ose ngecje.