Partitë nuk kanë diskutuar për censusin e referendumit


Partitë politike nuk pranojnë të kenë filluar diskutime për uljen e censusit të votuesve të nevojshëm për referendum të suksesshëm. Nga LSDM-ja por edhe nga BDI-ja nuk pranojnë të jetë diskuar qoftë edhe për rishikim të listës zgjedhore, gjegjësisht uljen e numrit të zgjëdhësve të regjistruar. Ligji për Referendum i cili nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2005 parashikon parashikon dy lloje të referendumit, të detyrueshëm dhe konsultativ. Vendimi i referendumit të detyrueshëm është përfundimtar, kurse vendimi i referendumit konsultativ, është opsional. Në të dyja rastet, referendumi është i suksesshëm nëse në votime dalin mbi 50% e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

 Ligji për Referendum

“Vendimet e referendumit në nivel shtetëror konsiderohen si të miratuara nëse “për” të kanë votuar shumica e qytetarëve që kanë dalë në votime. Kjo vlen në rast se në votime kanë dalë më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore, përveç se në rastet kur për çështje të caktuara me Kushtetutë dhe me këtë ligj, nuk është vërtetuar ndryshme.”

Ish kryetari i KSHZ-së Stevo Pendarovski thotë se për ndryshime të paktikave të deritanishme ligjore, duhet të mendohet vetëm në rast se opozita aktivizohet për bojkotim të referendumit.

Nuk është mirë të ndryshohen rregullativat kushtetuese dhe rregullativat e referendumit në prag të vetë ngjarjes. Kjo bëhet më herët. Vlerësimi im është që nëse shkohet në atë drejtim, duhet të bëhet vetëm për shkak të informacioneve të cilat thonë se disa struktura në opozitë bisedojmë për bojkot të heshtur, shembull, thonë “unë do të votoj në referendum kundër por do të angazhoj njerëz në terren që të urdhërojnë të mos votohet – deklaroi Stevo Pendarovski, ish kryetar KSHZ-së.

Sipas ish anëtarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, Ligji për Referendum madje nuk është i harmonizuar me Kodin Zgjedhor dhe me ndryshimet që janë bërë në të. Veçanërisht problematike për KSHZ-në mund të jetë organizimi i Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Këshillave Zgjedhor.

Që të jetë referendumi i suksesshëm duhet që prej numrit të ëprgjithshëm të regjistruar të votuesve duhet të dalin 50% + 1. Ligji për Referendum është miratuar në vitin 2005 kurse Kodi Zgjedhor është miratuar në vitin 2006 dhe ka shumë norma të cilat nuk janë harmonizuar njëra me tjetrën dhe në aspektin teknik do të ballafaqohen me çështjen e zbatimit të këtyre normave të referendumit – pohoi Subhi Jakupi, ish anëtarë i KSHZ-së.

Që nga viti 2013, numri I votuesve që kanë dalë në votime në zgjedhje parlamentare dhe lokale ka variuar nga 59 në afër 67%.

Votues në ciklet e kaluara zgjedhore

Zgjedhjet lokale të vitit 2013 – 64.8%

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 – 62.9%

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 – 66.79%

Zgjedhjet lokale të vitit 2017 – 59.5%

Opozita maqedonase deri në këto momente nuk ka shpallur bojkot të hapur të referendumit por kreu i saj Hristijan Muckoski ka deklaruar se do të votojë kundër. Përveç për referendum, census ka edhe për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e fundit presidenciale është bërë ulje e censusit të votuesve nga 50 në 40%.