Partia e Merkelit i dakordon hapat e ardhshëm për dalje nga kriza politike


Unioni demo-kristian gjerman (CDU) sot mban takim në Berlin në të cilin kancelarja teknike Angela Merkel dhe udhëheqësia më e lartë e partisë do t’i planifikojnë hapat e tyre të ardhshme në tentimet për formimin e qeverisë dhe daljes nga kriza politike.

Merkel dje e hodhi poshtë mundësinë që të organizohen zgjedhje të parakohshme, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA. Pas mossuksesit të saj që të formojë qeveri me partinë liberale-demokratike FDP dhe me Të gjelbrit, pritet javën e ardhshme të fillojnë bisedime për koalicion të madh midis CDU-së dhe rivalit të tyre më të madh politik, partia social-demokrate SPD e Martin Shulc, me të cilën Merkeli formoi dy prej tre kabineteve të saja. Një mundësi tjetër mbetet që Merkeli të kërkojë formim të qeverisë së pakicës, me siguri me Të gjelbrit, për të cilën do të kërkonte ndihmë nga SPD-ja ose nga FDP-ja.

Presidenti Frank Valter Shtajnmer, i cili u zgjodh në këtë pozitë nga SPD-ja, konvokoi bisedime për formimin e një koalicioni të gjerë midis CDU-së dhe SPD-së. Edhe pse pas humbjes në zgjedhje, Shulc paralajmëroi se nuk do të hyjë në koalicion të madh me Merkelin, duke shprehur se kjo është fatale për rejtigun e partisë, megjithatë ai paralajmëroi se do të kërkojë nga anëtarësia e partisë të votojë për ose kundër opsionit për koalicion të madh.