Partia e Gashit do të quhet “Alternativa”, Lëvizja Besa i mbetet Kasamit


Emri i ri i krahut të Lëvizjes Besa të Afrimit Gashit do të quhet “Alternativa”. Kështu vendosi në mbledhjen e fundit Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa. Sekretari i partisë, Skender Rexhepi-Zejd tha se vendimi u miratua me kërkesë të anëtarësisë, për të ecur përpara me një subjekt të ri, por pa hequr dorë nga procesi gjyqësor.

“Tre deputetët e Besës, nga dita e djeshme janë tre deputetë të Alternativës dhe kështu do të vazhdoj funksionimi i tyre. Do të shihen mundësitë e tjera të angazhimit politik në kuadër të Kuvendit. Ndarja e subjektit politik që në fillim ishte me një prerje të thellë, ku 80% e strukturave veçse u rreshtuan pas kryetarit Afrim Gashi- deklaroi Rexhepi-Zeid, Alternativa.