Paralajmërohet një fraksion i ri brenda VMRO-DPMNE-së


Përmes një konference shtypi, sot në Shkup do të zyrtarizohet një fraksion i ri brenda VMRO-DPMNEsë opozitare.

Zmadhimi i frontit për shpëtimin e VMRO-DPMNEsë do të jetë fraksioni i ri, që paralajmërohet se do të ketë mbështetje nga anëtarësia e kësaj partie politike.

Në Klubin e gazetarëve do të shpalosen qëndrimet e këtij grupi, që pritet të udhëhiqet nga Filip Petrovski dhe, siç thonë, anëtarë të spikatur të VMRO-DPMNEsë.

Grupimi pritet të quhet Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNEsë