Parakalon delegacioni i Maqedonisë në hapjen solemne të LOD 2018


Pasdite solemnisht u hapën Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore, ndërsa delegacioni i Maqedonisë në krye me Stavre Jada, parakaloi në hapjen në Pjongçang.

Përveç nordikut Jada, Maqedonia në Korenë Jugore do të prezantohet nga Viktoria Todorovska në skijimin nordik dhe Antonio Ristevski në skijim aplin.

Në Pjongçang do të marrin pjesë 2.952 sportistë, ndërsa më së shumti do të jenë nga SHBA-ja – 242.

Këto do të jenë LOD-të rekorde sipas numrit të pjesëmarrësve dhe gjithashtu edhe sipas numrit rekord të garuesve nga SHBA-ja.