Paraburgim shtëpiak për katër të akuzuarit në rastin “Monstra”


Gjykata Supreme mori vendim, me të cilën katër të akuzuarve në rastin “Monstra” u ka caktuar paraburgim shtëpiak, paraqitje të rregullt para Gjykatës Penale dy herë në javë, ndërsa të paditurit menjëherë lëshohen të lirë.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë mori vendim rreth lëndës Vkzh2 nr. 3/2016, i njohur për opinioni si “Monstra”, me të cilën të paditurve A.I, F.A, H.A dhe S.L, u janë caktuar masa të tjera kujdesi edhe atë ndalesë për braktisje të vendbanimit, si dhe paraqitje e rregullt para Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, dy herë në javë, ndërsa të paditurit menjëherë të lëshohen të lirë”, kumtoi Gjykata Supreme.

Gjashtë persona kanë qenë të akuzuar në rastin “Monstra” me burgim të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm. Më 24 nëntor Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i ka bërë valide ankesat e mbrojtjes për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovës. Aktvendimi i shkallës së parë dhe të dytë për lëndën janë pezulluar dhe kthehen në vendimmarrje të sërishme në Gjykatën Penale.

Më 12 prill të vitit 2012, afër Liqenit të Smillkovës janë vrarë katër djem dhe një peshkatar.