Paraburgim për Mijalkovin dhe Ibrahimin


Gjykata ka vendosur që të pranoj propozimin e prokurores Fatime Fetai që ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi menjëherë të shkojnë në paraburgim, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masa shtesë sigurie. Me kërkesë të Fetait, gjykata ka vendosur që  4 të dënuarit tjerë të paraqiten në gjykatë të martën dhe të enjten. Për fillim duhet të paraqiten në Shkup, ndërsa mëtutje në qytetet nga të cilat vijnë.