Paraburgim për Cvetkovin dhe Dellevin, arrest shtëpiak për Spasenovskin, për Dimovskin do të vendoset mëtej


Paraburgim 30 ditor morën sot ish ministri i Bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zëvendësministri Kristian Dellev, ndërsa ish ministrit Aco Spasenovski për shkak problemeve të konfirmuara shëndetësore i është përcaktuar masa arrest shtëpiak. Vendimin për ish ministrin Lupço Dimovski, i cili është deputet në Kuvendin e RM-së dhe ka imunitet deputeti, do të sillet më vonë, kumtoi sot pasdite Gjykata Penale.

“Duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për përcaktimin e masës paraburgim për katër persona, gjykatësi në procedurë paraprake pranë Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup pas prononcimit të personave lidhur me propozimin, ndërsa në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe prokurorit publik si dhe për vlerësimin e fakteve dhe dëshmive të dorëzuara në propozim, solli vendim me të cilin e pranoi propozimin e M.C dhe K.D dhe u përcaktoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndërsa A.S për shkak problemeve të konfirmuara shëndetësore i është përcaktuar masa arrest shtëpiak”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Nga Gjykata thonë se L.D i cili është deputet në Kuvendin e RM-së ka imunitet të deputetit ai do të thirret që të prononcohet në Gjykatë, pasi të krijohen kushte për këtë.