Papa Fançesku u lut para përmendores së Nënë Terezës në Shkup


Para Françesku pas takimit me kreun shtetëror dhe korin diplomatik në Vilën Vodno, paradite arriti në Shtëpinë përkujtimore  të Nënë Terezës.

Papa me  kokën ulur u lut para përmendores së Nënë Terezës dhe vendosi lule.

Ai u shoqërua nga katër murgesha të cilat bëjnë pjesë në radhët që e ka themeluar Nënë Tereza.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.

Kryetari i Kishës Katolike të Romës më pas do të shkojë në sheshin “Maqedonia” ku do të  shërbehet mesha në të cilën pritet që të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe nga vendet përreth rajonit.