Padi penale për të miturën e cila e braktisi të sapolindurin e saj


Sektori për Punë të Brendshme Shkup do të ngre padi penale kundër A.A (17) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “braktisjen e një fëmije të pafuqishëm”, i dënueshëm sipas nenit 200 të Kodit Penal.

Ajo, më 14.05.2019 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare”, foshnjën e saj mashkull të porsalindur e kishte lënë në tokë në afërsi të shtëpisë së saj. I porsalinduri, kumtoi sot MPB-ja, ishte gjetur nga një kalimtar i rastit i cili kishte thirr Ndihmën e shpejtë, pas çka foshnja ishte dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup, ku ishte kontrolluar dhe ishte konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike -Shkup, ishte kryer analizë krahasuese e ADN-së së A.A. me të sapolindurin dhe ishte konfirmuar se ajo është nëna e të sapolindurit. Pas kësaj, ishte njoftuar edhe ekipi profesional intervenues nga Institucioni publik – Qendra ndërkomunale për punë sociale – Shkup për veprim të tyre të mëtutjeshëm.