Padi penale për Koce Trajanovskin


Sektori për punë të brendshme Shkup parashtroi padi penale kundër ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe tre personave të tjerë nga administrata e qytetit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit gjatë zgjedhjes së drejtorit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup sipas konkursit të vitit 2014.

Siç kumtoi MPB, Sektori për punë të brendshme Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik parashtroi padi penale kundër K.T. (63), N.I. (65), V.GJ.(53) dhe B.T.(67), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, e ndëshkueshme sipas nenit 353 nga Kodi zgjedhor.

I paraqituri i parë K.T., si kryetar i Qytetit të Shkupit, ceket, gjatë dhjetorit të vitit 2014 solli Vendim për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të drejtorit të Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup, në bazë të çka ishte shpallur Konkurs publik dhe ishte mbajtur procedurë për zgjedhje të drejtorit të ndërmarrjes. Për zbatimin e procedurës ishin emëruar N.I. – udhëheqës i sektorit për punë të përgjithshme të Qytetit të Shkupit, kryetar i komisionit për zbatim të procedurës për zgjedhje të drejtorit të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, ndërsa V.GJ. – udhëheqës i sektorit për menaxhim me resurse njerëzore në Qytetin e Shkupit dhe B.T. – udhëheqës i sektorit për punë juridike në Qytetin e Shkupit, në cilësinë e anëtarëve të komisionit.

“Kryetari dhe anëtarët e komisionit nuk kryen kontrollin e kompletimit dhe validitetit të dokumentacionit të parashtruar nga kandidatët për konkursin e shpallur publik për zgjedhje të drejtorit të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup. Nga 11 kandidatë të paraqitur për drejtor, ishte zgjedhur A.A., i cili ka pasur dokumente të pakompletuara, përkatësisht diploma për fakultet të kryer në shtetin e Nju-Jorkut në SHBA nuk ishte nostrifikuar. Vendimin e këtillë ia parashtruan K.T.-së, i cili gjithashtu, nuk kreu kontrollin dhe solli Vendim për zgjedhje të A.A. për drejtor të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup”, ceket në kumtesë.

Pas zgjedhjes, shtohet, Sindikata e punëtorëve nga hotelieria, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura parashtruan në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe në Inspektoratin shtetëror të punës, parashtruan parashtresë për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit.

“Pas mbikëqyrjes së kryer inspektuese në ndërmarrjen publike, K.T.-së iu tha që ta rishqyrtojë vendimin për zgjedhje të drejtorit të ndërmarrjes dhe të sjellë vendim në pajtim me kompetencat e veta, por ai nuk ndërmori kurfarë veprime, me çka i mundësoi personit A.A. të vazhdojë ta kryejë funksionin”, ceket në kumtesën e MPB-së.