Osmani: Zgjidhja për emrin garanci e sigurt për antarësimin në BE dhe NATO


Zgjidhja e kontestit për emrin është garanci e sigurt për anëtarësimin në BE dhe NATO, nëse vazhdojmë me këtë tempo të implementimit të reformave. Por atë që e morën si kthim është shumë më e rëndësishme për gjeneratat e ardhshme – paqen, stabilitetin, prosperitetin ekonomik, deklaroi mbrëmë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në emisionin 24 Analiza në TV24.

Vlerësoi se marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë janë më të mira se kurrë më parë dhe tani po bëhen përpjekje për locimin e problemeve.

“Kemi komunikim të përditshëm, në tentim të qasjes së lirë, në tentim që të jemi të kujdesshëm procesin ta mbajmë në tryezë jo përmes mediave. Unë jam njëri nga optimistët në proces. Vlerësoj se e kemi kaluar majën e malit dhe po shkojmë poshtë. Përshtypja ime është se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, një pjesë e mirë e çështjeve sensitive kushtimisht janë tejkaluar”, vlerësoi Osmani.

Në pyetjen nëse ndryshon Kushtetuta gjatë ndërrimit të emrit, Osmani thotë se e rëndësishme për të është Maqedonia t’ia dalë si shtet, fillimisht përmes anëtarësimit në NATO dhe në procesin e europianizimit të shoqërisë, të rritet standardi, ekonomia, paqja dhe siguria, sipas tij, duhet të jenë më të rëndësishme për qytetarët dhe për gjeneratat e ardhshme.

“Shtet i cili do të ketë standard ekonomik, të cilin askush nuk do të guxojë ta sulmojë. A është shumë i shtrenjtë ky çmim për t’u paguar për t’u fituar një gjë e tillë. Zgjidhja e cila po ofrohet a është shumë e shtrenjtë për ta fituar – paqen, sigurinë, stabilitetin, prosperitetin ekonomik për qytetarët”, vlerëson Osmani, duke shtuar se këtë nuk e thotë si shqiptar por si qytetar fëmijët e së cilit do të jetojnë në këtë shtet. (MIA)