Osmani: Vendi do jetë në rrezik nëse nuk anëtarësohet në NATO e BE


Kryeministri, Zoran Zaev pret që qëndrimet e palëve të afrohen gjatë negociatave të së shtunës mes kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së. Në shënimin e “Ditës së Evropës”, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se vendi mund të vihet në rrezik nëse nuk bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

„Humbja e shpresës për anëtarësim në BE dhe NATO do të kontribuojë që të rinjtë edhe më tej ta lëshojnë vendin, duke e zvogëluar kështu fuqinë punëtore dhe mundësitë për zhvillim. Humbja e shpresës gjithashtu do të shkaktojë lodhje të fuqishme nga BE-ja dhe euroskepticizmi do t’i rrisë ndjenjat anti-NATO“, deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.