Osmani: Shumë shpejt ligji për shqipen, bisedohet mes LSDM-së dhe VMRO-së


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka thënë sot se janë duke harmonizuar detajet përfundimtare sa i takon ligjit për përdorimin e gjuhëve.

”E dini se kryetari i Kuvendit dhe një pjesë e deputetëve janë në Britani të Madhe dhe presim ata të kthehen dhe besoj shumë shpejt do ta kalojmë ligjin”, ka thënë Osmani, raporton Medial.mk.

Lidhur me atë nëse ka bisedime me VMRO-në në këtë temë, Osmani thotë se ato zhvillohen ndërmjet LSDM-së dhe partisë së Mickoskit.

“Ekziston një komunikim mes LSDM-së dhe VMRO-së, ne jemi në dijeni për këtë dhe jemi të informuar në vazhdimësi me qëllim të krijohet një fondament i besimit të ndërsjellë, pastaj do të formalizohet ai debat, por është e vërtetë ndoshta nuk është shumë publike por ekzistojnë grupe pune të dyja partive politike që trajtojnë çështjet e planit 3-6-9 dhe kur të krijohet një besim bazik do inkuadrohen edhe partitë tjera dhe ta formalizojmë këtë debat pozitë- opozitë”, ka thënë Osmani.