Osmani: Shqipen e zyrtarizoi LSDM-ja, më vjen mirë kur i shoh funksionarët e BDI-së duke u gëzuar

„Po më vjen mirë kur po i shoh deputetë, ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së se si po gëzohen me Ligjin për gjuhën shqipe, një arritje të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev.
BDI do të mund të lavdërohej me këtë arritje, sikur ta kish zyrtarizuar gjuhën shqipe në kohën kur kishte 153 mijë vota. Mirëpo atëherë nuk kishin kohë të merren me gjuhën shqipe, sepse ishin në dashuri të flaktë “përfuni” VMRO-DPMNE-së. Ligji u miratua pasi u dobësua BDI dhe pasi LSDM mori 70 mijë vota shqiptare. Prandaj meritat për ligjin u takojnë dëshmorëve, 70 mijë votuesve të LSDM-së, Muhamet Zeqirit, Edmond Ademit, Milikije Halimit, Hadi Osmanit dhe shumë vizionarëve tjerë shqiptarë që iu bashkangjitën konceptit të liderit Zoran Zaev.
Nuk mund të mohohet as kontributi i disa politikanëve të BDI-së, si Hazbi Lika e Fatmir Dehari, të cilët erdhën në shprehje në këtë parti vetëm pasi shqiptarët me votë ndëshkuan rrethin e Ali Ahmeti, Musa Xhaferit dhe Artan Grubit“, shkroi në rrjetet sociale anëtari i LSDM-së, Hadi Osmani.