Osmani: Presim vendimin për fillimin e negociatave


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili për vizitë pune ndodhet në Republikën e Rumanisë mbajti takim me Kryeministren e Republikës së Rumanisë, Viorika Dançila.

“Marrja e kryesimit gjashtëmujor me Këshillin e Be-së nga Rumania, vjen në një periudhë më me turbulencë të Evropës, në prag të sfidave nga zgjedhjet e ardhshme, nga rrethanat ende të paqarta të cilat kanë të bëjnë me BREGZIT etj! – theksoi Osmani në takim, duke i përcjell Kryeministres Dançila mirënjohjet në emër te Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Më lejoni ti përcjell bindjet tona si vend- kandidat, do të japim kontribut të përshtatshëm në realizimin e prioriteteve të juaja si kryesues, duke pasur parasysh se të njëjtat paraqesin vlera që në përgjithësi përputhen me prioritetet tona shtetërore”, theksoi Osmani, duke potencuar edhe në konvergjencën, sigurinë dhe kohezionin, si nevoja prioritare për të gjitha vendet në rajon.

“Mirënjohje të sinqertë edhe për iniciativën tuaj procesin e zgjerimit ta mbani lartë në agjendën tuaj kryesuese, si një element fundamental për sigurimin e prioritetit të dytë – Evropë të Sigurt! Theksoi Osmani në takim, duke shprehur bindjen se Republika e Rumanisë, në mënyrë të pakthyeshme do të qëndrojë në historinë e Maqedonisë si një vend nën pishtarin e të cilit vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor këtë vit.

Gjatë vizitës së tij, Osmani do të mbajë takim edhe me më shumë përfaqësues të kreut qeveritar dhe atij shtetëror. Nikoqir i tij është Ministri i deleguar për Çështje Evropiane, Xhorxhe Çamba, si dhe do te mbajë takime edhe me Ministrin për Punë të Jashtme Teodor Maleshanku, si dhe me Ministren për fonde Evropiane, Rovana Plumb. Në kuadër të vizitës në Parlamentin e Rumanisë, Osmani tani më mbajti takim edhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane, Gabriela Kretu, si dhe me Nënkryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Florin Lordake.