Osmani: Presim mesazhe të qarta nga KE-ja


Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti brifing me gazetarë në të cilën i informoi për procesin euro- integrues të Republikës së Maqedonisë, konkretisht për implementimin e reformave të Planit 3-6-9, shmangien e pengesave politike në rrugën euro- integruese, pritjet nga Strategjia e Komisionit Evropian, si dhe rezultatet nga turneu i tij Ballanik, njofton Medial.mk.

Osmani potencoi se vendi hyn në një periudhë vendimtare për fatin e integrimit euroatlantik kur edhe priten datat kyçe ku do të vlerësohet përparimi ynë në këtë proces dhe shprehu kënaqësi nga takimet produktive politike dhe të kreut të shtetëror, me të cilën hapet kapitull i ri në krijimin e dialogut politik në të ardhmen, si një kualifikues për pjekurinë e vendit, për arritjen e progresit politik, si dhe kusht i rëndësishëm për integrimet tona evropiane.

“Brenda një jave, më gjashtë shkurt, publikohet Strategjia e Komisionit Evropian ku ne presim që Maqedonia të merr mesazh të qartë për stabilitetin dhe sigurinë e perspektivës sonë evropiane”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi dhe progresin e implementimit të reformave të Planit 3-6-9 në sfera kyçe (reforma në pjesën e gjyqësorit, reforma në shërbimet e sigurisë dhe kontrollit të jashtëm policor dhe reforma në administratën publike) si dhe progres në pjesën politike respektivisht shmangia e pengesave politike në rrugën euro- integruese.

Osmani gjithashtu iu referua edhe arritjeve nga turneu i tij ballkanik e cila filloi me vizitë në Athinë në fillim të këtij viti.
“Gjatë vizitës sime në Athinë, në takimet me Katrugalos dhe Koxias, definuam veprimet të cilat mund t’i bëjë pala greke e që kanë të bëjnë me procesin e integrimit tonë euro-atlantik”, shtoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani shprehu kënaqësi nga finalizimi i këtyre masave nga takimi mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, me këtë edhe Maqedonisë i hapen mundësi të rëndësishme në aspektin e integrimeve evropiane si që është hyrja në fazën e dytë e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe qasja në rajonin e vendeve Adriatik-Jonit.

“Maqedonia dhe Greqia po nisin procesin e masave dhe të veprimeve të ndërsjella pozitive që duhet të rezultojnë me rritjen e mirëbesimit mes dy shteteve, mes dy shoqërive, po pse jo edhe mes qytetarëve të të dyja vendeve si parakusht themelor për krijimin e një atmosfere pozitive në të cilën mund të gjendet edhe zgjidhja e pranueshme për të dyja palët e çështjes së emrit”, theksoi Omani në brifing.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se gjatë vizitave në Tiranë dhe Beograd si pjesë e turneut të tij ballkanik si segment kyç e takimeve është ekzistimi i optimizmit të qartë evropian në Shqipëri si dhe në Serbi dhe vendosmëria që të mos humbet ky shans, kjo dritare e mundësive si dhe të arrihet progres në procesin euro- integrues. Këtë, Osmani e konsideron se paraqet sinjal të qartë se gjithë rajoni në këtë moment është orientuar drejt perspektivave që gjithsesi paraqesin shenjë të mirë edhe për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Në kontekst lidhur me marrëdhëniet me fqinjët Osmani rikujtoi edhe takimet e rëndësishme në Shkup me Ministren për Çështje Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, me të cilën mbajtën mbledhjen e parë të Komitetit të Përbashkët për Integrime Evropiane mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe takimi me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, me të cilin ranë dakord për detajet rreth seancës së përbashkët Qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Osmani njoftoi për vazhdimin e turneut ballkanik me një vizitë në Sofje: “Vizitën në Sofje pres që ta realizoj pas shpalljes së Strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, dhe e cila gjithsesi do të jetë në kontekst të mundësive për Maqedoninë nga kryesimi i Këshillit të Evropës nga ana e Bullgarisë, si dhe aktivitetet përgatitjet tona për samitin historik të Zgjerimit që do të mbahet gjatë muajit maj në, Sofje”- theksoi Osmani, duke shtuar se progresi në marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bulgarinë është në nivel të lartë, në veçanti me ratifikimin e Marrëveshjes historike për fqinjësi të mirë në parlamentet e dy vendeve.