Osmani: Plani 18 vazhdime të Planit 3-6-9 deri në fillim të negociatave me BE-në


Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e e Sekretariatit për çështje evropiane, e prezantoi planin e ri reformues, Planin 18 para përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, të kryesuara nga euroambasadori Samuel Zhbiogar.

Osmani ka shprehur kënaqësi nga implementimi i Planit 3-6-9, sidomos, siç theksoi, valorizimi i tij në njërin nga raportet më pozitive për Republikën e Maqedonisë, e cila ka qenë i shoqëruar me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar për negociata nga ana e Komisionit Evropian.

“Qeveria ka përcaktim të fuqishëm që ta mbajë axhendën reformuese në majë të listës, prioritete dhe pas përfundimit të implementimit të Planit 3-6-9, për çka Sekretariati për çështje ekonomike ka ndërmarrë detyrim që të hartojë plan të ri reformues për vitin 2018, realizimi i së cilës duhet të përfundojë me daljen e raportit të ri të Komisionit Evropian në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Osmani.

Shtoi se Plani 18, që ende është në fazën e harmonizimit, pritet të kalojë në Qeveri javën e ardhshme, pas së cilës do të vendoset në ekspertizë edhe të opinionit publik dhe sektorit civil.

Osmani kërkoi nga euroambasadori Samuel Zhbogar dhe nga përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni edhe ata të kontribuojnë me vërejtje të tyre, sugjerime dhe komente gjatë finalizimit të përmbajtjes së Planit.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi se Plani së shpejti do të prezantohet edhe para administratës së Bashkimit Evropian në Bruksel.