Osmani: Periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë


Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Francës në Shkup, Kristian Timonie. Osmani edhe njëherë shfrytëzoi rastin të theksoj se periudha vijuese për Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht e madhe dhe takimet e ndryshme me ambasadorët në Shkup vlejnë për të rikonfirmuar përkrahjen e tyre për proceset eurotinegruese të vendit.

“Takim me Ambasadorin e Francës Timonie, me rastin e nënshkrimit të letrës me të cilën eksperti teknik nga Republika e Francës, Fransoa Lafond, ai bëhet pjesë formale e ekipit të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Është kjo një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme për integrimet tona evropiane, prandaj pres që njohuritë dhe përvoja e z. Lafond të reflektohet drejtpërsëdrejti në ndërtimin e së ardhmes sonë evropiane!”, deklaroi Osmani.