Osmani për Ant1: Të gjejmë zgjidhje që nuk dëmton asnjërën palë


Pas takimeve me homologët e tij, Nikos Koxias dhe Jorgos Katrugalos, Zv kryeministri Bujar Osmani edhe për mediat greke ëhstë shprehur optimist se problemit me emrin, po I vjen fundi. Në intervistën për televizionin grek TV Antena Osmani tha se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral. Osmani në Athinë, ka transmetuar mesazhin se qeveria është e përkushtuar që të gjejë zgjidhje.

“Mendoj se po i vjen fundi këtij kontesti që na mori 25 vjet mundësi për bashkëpunim, për këmbim dhe zhvillim. Tani ka ardhur koha që ta mbyllim, pa dëme dhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e të dyja palëve për këtë çështje. Ekziston zgjidhje e cila është e pranueshme për të dyja palët, por pa u sulmuar vlerat më të ndjeshme që të dyja palët i kanë rreth kësaj çështje”, tha Bujar Osmani, Zv kryeministër për eurointegrim.

Në lidhje me spekulimet mediatike, se në bisedime po diskutohet për emrin “Maqedonia e re” si një zgjidhje të mundshme, Osmani tha se ende nuk është arritur deri në atë fazë sa të bisedohet për propozime konkrete.

“Ne tani flasim për metodat për qasje, për ndjeshmërinë e problemit dhe për krijimin e kontakteve pozitive dhe për ndonjë hap që ndërkohë duhet të bëhet që të arrihet ky moment i pjekurisë, që të mundet ta mbyllim kontestin”, shtoi Osmani

Sipas Osmanit, kjo është faza ku të dyja vendet duhet të fokusohen në gjetjen e një zgjiodhjeje e më pas në Maqedoni do të diskutohet rreth nevojës për mbajtjen e një referendum për këtë çështje.