Osmani: PDSH dhe Besa e Shkupit dëshmuan pjekuri politike


Ish kandidati nga rradhët e LSDM-së për kryetar i Komunës së Likovës Hadi Osmani me vlerësim pozitiv për kyqjen e Lëvizjes Besa krahut të Shkupit dhe PDSH-së në Qeverinë e Zoran Zaevit. Siç nënvizon Osmani, vendimi për pjesmarrje në qeveri të këtyre dy subjekteve politike dëshmon se këto parti janë pjekur duke kuptuar momentin vendimtar në të cilin gjendet Maqedonia.

“Zgjerimi i koalicionit qeveritar, tregon pjekuri të subjekteve Besa dhe PDSH për momentin vendimtar në të cilin gjendet Maqedonia. Sado që në të kaluarën mund të kem pasur qëndrime kundër këtyre dy partive, vetëdija e treguar nga ana e tyre në këtë moment është për tu përshëndetur. Çdo respekt për ministrat Asaf Ademi dhe Bardhyl Dauti. Mirë se erdhët në folenë që do e anëtaresojë Maqedoninë në NATO dhe BE”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.