Osmani: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme


Zëvendëskryeministri Bujar  Osmani thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe se  shteti përfundimisht meriton një mandat të plotë.

Maqedonia duhet të ketë kandidat presidencial konsensual dhe kjo duhet të jetë me propozim të partive të cilat janë bartëse të proceseve të rëndësishme, në këtë rast LSDM-së dhe BDI-së, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.