Osmani: Nga Varshava në Bruksel, do të sigurojmë BE-në dhe NATO-n për qytetarët

Delegacion qeveritar nga Maqedonia në krye me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zv/kryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani po qëndrojnë në vizitë dyditore në Bruksel. Ata sot kanë pasur takim me kryetarin e këshillit evropian Donald Tusk, njofton Medial.mk.

Pas kësaj zv/kryeministri Osmani ka shkrepur një status në Fejsbuk:

“Ditë e rëndësishme, prej Varshave në Bruksel në takim me Tusk dhe Han.
Do të sigurojmë BE dhe NATO për qytetarët tanë!”, ka shkruar Osmani.

/Medial.mk/