Osmani më 9 janar në Athinë për takim me Kotzias


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, të martën do të qëndrojë për vizitë pune në Athinë, me ç’rast do të realizojë takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotzias dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos.

“Në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime të ndara me Nikos Kotzias, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë, si dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme i obliguar për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Georgios Katrougalos. Në takimet do të hapen çështje lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë”, kumtuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane.