Osmani: Marrëveshjen duhet ta zbatojmë në Kuvend


Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat dhe zv. kryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni marrin pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR), njofton Telegrafi Maqedoni.

Para fillimit të Konferencës, Osmani mbajti takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Ai shprehu falënderime të sinqerta për përkushtimin e Austrisë drejt rajonit, në veçanti në pjesën e kryesimit të Austrisë, duke e ngritur procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit, si një prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian./Gazeta e Pavarur