Osmani: Ligji për shqipen është kidnapuar nga VMRO për qëllime ditore

Zv-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot gjatë brifingut me gazetarët tha se shteti në qetësi po shikon se si njeriu i parë, përgjegjës për mbrojtjen e Kushtetutës, në mënyrë flagrante po e thyen Kushtetutën dhe nuk po e respekton vullnetin e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ndërsa mendon që të gjithë duhet të reagojnë, gjithmon kur nuk respektohet Kushtetuta, që siç thotë se duhet të reagohet nga të gjithë pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për Ligjin e gjuhëve, apo për ndonjë ligj tjetër.

“Gjatë këtyre dy muajve Ivanov kishte mundësinë që të bëj gjënë më të vogël për kohezionin shoqëror dhe unitaritetin shtetëor, gjë që se ka bërë në 10 vitet e tij në këtë funksion, kuptohet që këtë ka mundësi ende ta bëjë ”

Osmani përfundoi duke thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është kidnapuar nga opozita VMRO-DPMNE për qëllime politike ditore, kurse të njejtët janë të vetëdijshëm se ligji nuk rrezikon asnjë element thelbësor të shtetit.