Osmani: Do të ju informoj me kohë për vizitën në Athinë


Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se me kohë dhe zyrtarisht do të kumtohet, kur do të kontraktohet vizita në Athinë.

Duke iu referuar burimeve të veta, televizionet “Skaj” dhe “Action 24”, gazetat “To Vima” dhe “Ta nea” dhe disa nga portalet informative greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, kumtuan se të hënën apo të martën Osmani, do ta vizitojë Athinën dhe do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe zëvendësin e tij, Jorgos Katrugalos.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm me Republikën e Greqisë, me kryeministrin Aleksis Cipras, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Ai komunikim do të vazhdojë edhe më tej, do të ketë edhe takime të rregullta gjatë periudhës në vijim. Në kushte të animozitetit dhe mospasjes së komunikimit nuk mundet të pritet zgjidhje e kontestit me Greqinë, krijuam ura, secila vizitë në Athinë apo Shkup është një urë më tepër”, tha Osmani pas takimit të sotëm joformal me ambasadorin bullgar në vend, Ivan Velikov Petkov, pa dashur konkretisht të thotë nëse të hënën do ta vizitojë Athinën.

Ai dhe Petkov patën takim joformal lidhur me kryesimin bullgar me Bashkimin Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm.

Në pyetjen nëse insistohet për referendum lidhur me çështjen për emrin, Osmani thekson se kjo zgjidhje ka disa hapa dhe se duhet të fillohet nga i pari , e jo të shkohet në të tretin apo të katërtin.

“Së pari të gjejmë zgjidhje, më pas do të flasim se si do ta verifikojmë”, tha Osmani.

Ai gjithashtu nuk dëshiroi t’i komentojë shkrimet në mediat greke se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga gjysma e dytë e janarit do ta vizitojë Maqedoninë.

Mediat greke, duke i marrë informatat e publikuara në mediat e Maqedonisë dje, kumtuan se për dy javë ndërmjetësi Nimic do të mbajë raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e të dy vendeve, ndërsa më 17 dhe 18 janar në Shkup, pas tre viteve do të vijë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Kemi komunikim me të gjitha organizatat me të cilat kemi bashkëpunim, nuk mund t’ju them hollësi të tilla”, tha Osmani.

Ai i dërgoi urim Bullgarisë për ndërmarrjen e kryesimit me Bashkimin Evropian dhe dha notë pozitive, që ky vend i yni fqinj në gjashtë muajt e ardhshëm do të kryesojë me Unionin.

Shfaqi shpresë se gjatë kryesimit bullgar Maqedonia do të marrë rekomandim për fillim të negociatave.

Petkov i shprehu falënderim Osmanit për ftesën të pinë një kafe, me rastin e kryesimit bullgar dhe të bisedojnë për proceset eurointegruese të Maqedonisë.

Theksoi se kryesimi zyrtar i Bullgarisë me Këshillin e Evropës do të prezantohet më 15 janar në Sofje.

“Unë personalisht para Kuvendit do t’i prezantoj prioritetet e kryesimit bullgar”, shtoi ambasadori bullgar