OSBE/ODIHR do të angazhojë 270 vëzhgues për referendumin


OSBE ODIHR për refererendumin do të angazhojë 270  vëzhgues.  Shefi i misionit të ODIHR, Jan Petersen theksoi se ODIHR do të vëzhgojë para, gjatë dhe pas ditës së referendumit gjithë procesin, edhe atë: regjistrimin e votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës së referendumit dhe të organeve përkatëse qeveritare, legjislacionin që ka të bëjë me referendumin dhe zbatimin e tij si dhe zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me referendumin.

“Është e rëndësishme të kuptoni se roli jonë është të vëzhgojmë procesin e referendumit dhe të raportojmë, jo të ndërhymë në proces. Ne do ta vëzhgojmë referendumin dhe t’i qasemi në bazë të Dokumentit të Kopenhagës si dhe standardeve dhe obligimeve të tjera ndërkombëtare. Ne nuk jemi të shqetësuar për rezultatin e referendumit, por për integritetin e procesit”- tha  Jan Petersen, shef i misionit të ODIHR-it.