Ordanovski: Mendoj se snajperi për Zaevin është porositur


Analisti politik Sasho Ordanovski në kolumnën e tij të fundit “Vetëvrasje politike” ka tërhequr një paralele mes vrasjes së ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq dhe kryeministrit aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Fakte.

Ai shkruan se edhe Xhinxhiq sikur Zaevi tani, kishte rrëzuar njl regjim kriminel, mori pushtetin me ambicie të mëdha dhe të pritura nga opinioni, por nuk kishte pastruar me ekspoziturat kriminale të regjimit të mëhershëm.

Kjo me qëllim të ruajtjes së stabilitetit politik dhe marrjes së përkrahjes sa më të gjërë për reformat. Kjo deri më 12 mars 2003, kur e vranë me plumb në zemër, shkruan Ordanovski.

“Mendoj se snajperi për Zaevin tanimë është porositur. Unë ashtu do të kisha luajtur, të isha në vendin e tyre. Pastaj, “mbetja” politike e Zaevit do të shkatërrohet për një javë pas likuidimit të tij”, shkruan përveç tjerash Ordanovski.