Orban: Pas Brekzitit, BE-ja të zgjerohet drejt Ballkanit

Pas largimit të Britanisë së Madhe, Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet drejt Ballkanit, deklaroi sot në Vjenë kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurc.

“Shohim se Britania e Madhe po e braktisë BE-në dhe prandaj po përballemi me sfida të reja, ndërsa Hungaria nuk fshehë se angazhohet aktivisht për zgjerim të BE-së, konkretisht drejt rajonit ballkanik”, theksoi Orban.

“Ne besojmë se në 10 vitet e ardhshme duhet ta përforcojmë zhvillimin e sulsesshëm të Evropës Qendrore, me qëllim që ky rajon të ketë rëndësi vendimtare në BE”, shtoi Orban.

Orban dhe Kurc në takim biseduan edhe për kuotën e refugjatëve të caktuar nga BE-ja, si dhe për azilantët në Evropë.

Kryeministri hungarez vlerësoi se sistematizimi i planifikuar i refugjatëve në BE e sjellë në rrezik zonën e Shengenit, për shkak se mekanizmi i tillë i detyron shtetet të cilat tashmë e bartin barrën e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, të pranojnë edhe një numër të caktuar të refugjatëve.

Ai vlerësoi se zona e Shengenit mund të funksionojë vetëm me masa radikale për mbrojtje të kufijve të jashtëm, sipas shembullit të rrethojës të cilën Hungaria e vendosi në kufijt e vet.

Në të njejtin drejtim, Kurc potencoi se Evropa pa kufij të brendshëm mund të funksionojë vetëm nëse ka kufij të vërtetë të jashtëm.

Kancelari austriak vlerësoi se mekanizmi për sistemim të emigrantëve ilegal nuk funksionon dhje se Evropa duhet të shqyrtojë politikë të re të migracionit.