Optimizëm dhe protesta në Greqi për emrin

Kundrejt optimizmit dhe pritjeve të autoriteteve në Athinë dhe Shkup për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me emrin dhe takimit të sotëm të parë të drejtpërdrejtë mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaevit në Davos, në Greqi paralajmërohet protestë e re për më katër shkurt, kësaj radhe në kryeqendrën greke, të cilën e organizojnë ithtarët e qëndrimit se Maqedonia është e Greqisë dhe nuk duhet, e as nuk lejohet ndonjë kompromis.

Emër që do ta dallojë Maqedoninë greke nga vendi fqinj dhe do ta ndërpresë irredentizmin është zgjidhja që theksohet në Greqi, ndërsa e kërkon edhe shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos dhe përgjegjësi për politikën e jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos.

Në periudhën e fundit ka pasur akuza të vazhdueshme në relacionin pushtet – opozitë në Greqi, por edhe njëra edhe tjera dakordohen se irredentizmi është problem kryesor, ndërsa emri duhet të bëjë dallim mes rajonit grek Maqedonia dhe Republikës së Maqedonisë, qëndrim të cilin e shfaqën edhe gjatë pjesëmarrjes në një televizion grek.

Se nevojitet zgjidhje pajtohet edhe prefekti i Selanikut Janis Butaris, sipas të cilit, botëkuptimi se Maqedonia është vetëm greke dhe asgjë më shumë se kjo është shumë i keq.

Ai për agjencinë greke ANA – MPA, tha se kur qasemi drejtë zgjidhjes së një problemi të caktuar, duhet të merren parasysh të gjitha palët e përfshira në kontest.

Këtë periudhë si ideal për zgjidhjen e kontestit me ermin e vlerësoi edhe ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pjat.

Ai pas takimit me prefektin e Selanikut Janis Butaris, theksoi se ndryshimi i pushtetit te fqinji verior grek e lehtëson procesin.

Edhe krahas sinjaleve pozitive prej të dyja palëve, pas protestës masive në Selanik të dielën, organizatat greke dhe shoqatat paralajmërojnë tubim të ri, por kësaj radhe në kryeqendrën greke.

Përmes rrjeteve sociale dhe deklarate në mediat greke, dërgohet thirrje më katër shkurt, qytetarët të dalin në qendrën e Athinës në suaza të fushatës që filloi nën moton “Maqedonia është greke”.

Në protestat në Selanik edhe krahas asaj që KOG zyrtarisht nuk u bëri thirrje mitropolitëve dhe qytetarëve të dalin të protestojnë, morri pjesë mitropoliti i Selanikut Antimos, së bashku me kolegun e tij nga Greqia Veriore.

Sinodi i KOG të premten do të mbajë takim të jashtëzakonshëm, në të cilin sipas mediave greke do të flitet për kontestin me emrin dhe protestat, ndërsa sipas kumtesës zyrtare nga kisha ortodokse do të shqyrtohen çështje aktuale zyrtare.