Opozita shqiptare a do të ashpërsoj debatin për buxhetin ?


Tanimë ka 5 herë që debati për propozim buxhetin për vitin 2018 po anulohet për shkak të VMRO-DPMNE-së, kurse sot në komisionin parlamentar për financa dhe buxhet seanca do të udhëhiqet nga Vasko Kovaçevski nga LSDM, i cili zëvendëson kryetaren e komisionit, Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE e cila kishte anuluar seancat, dhe do të debatohet për 279 amandamentet e propozuara, shkruan Zhurnal.

Por për shqiptarët, partitë participuese në shumicën parlamentare BDI dhe ASH, meqenëse janë pjesë e shumicës parlamentare, sigurisht se kanë arritur konsensus politik për propozim-buxhetin për vitin 2018, si dhe do të debatojnë mbi arritjet që kanë siguruar me këtë propozim-buxhet për vitin e ardhshëm, mirëpo partitë politike shqiptare, në opozitë a do ta ashpërsojnë debatin duke kritikuar të njejtën, si dhe duke propozuar amandamente shtesë, për idetë që ata mendojnë se duhet orientuar në ato pika të caktuara ku ata mendojnë se duhet të finansohen si projekte që shkojnë në të mirën e shqiptarëve?

Gjithashtu sot do të shihet se sa është i ashpër ky debat dhe produktiv, ku do të flitet për buxhetin e vitit 2018 dhe funksionimin e shtetit për pothuajse një vit.