Opozita propozon katër skenarë për zgjedhje të prokurorit të ri publik për krim të organizuar dhe korrupsion


Prokuroria e njëjtë, me prokuror të ri për krim të organizuar dhe korrupsion i cili mund të jetë profesor është përgjigja e VMRO-DPMNE-së deri te ekipi qeveritar mbi propozimin për ligjin për Prokurori publike. Opozita konsideron se duhet te ndërrohet vetëm Villma Ruskovska dhe ka ofruar katër skenarë për zgjedhje të prokurorit të ri dhe në gjitha ofertat VMRO-DPMNE e ka fjalën e fundit për zgjedhje.

Deputeti Antonio Milloshoski i cili është pjesë e ekipit negociator, dje ka thënë se modeli standard i deritanishëm duhet të mbahet që të mbetet prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë si i vetëm dhe i pandarë.

“Lidhur me vetë zgjedhjen propozojmë metodologji e cila do të krijojë siguri se pushteti nuk do ta ketë fjalën e fundit dhe të zgjedh prokuror të pranueshëm qeveritar të tipit të Ruskovskës, por opozita propozon nga ato të cilët do të konkurrojnë për atë prokurori një personalitet, nëse ai propozim nuk do të kalojë përsëritet procedura dhe nëse teoretikisht edhe ai propozim nuk kalon atëherë opozita dhe shumica qeveritare kanë mundësi bashkërisht të propozojnë personalitet të Këshillit të prokurorëve publik, nëse edhe ajo nuk ndodhë atëherë opozita e mban të drejtën të propozojë tre kandidatë deri te Këshilli për prokurorë publik i cili do të vendos konform standardeve të larta në ligjin se cili prej tyre do të zgjidhej për prokuror për krim të organizuar dhe korrupsion”, ka thënë Milloshoski.

Opoizita konsideron se për zgjedhjen për prokuror përveç profesionit të prokurorëve do të mund të jenë persona kompetent edhe nga sfera akademike që kanë përvojën adekuate në materien penale- juridike, ose profesorë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se për herë të parë po dëgjon për propozimin dhe nuk dëshiron të udhëheqë negociata përmes medieve, por se duhet mirë të shqyrtohet vendimi për vendosjen e prokurorisë për ndjekjen e krimit të lartë.

“Nuk duhet të lejojmë-të ulen liderët, partitë kur t’u kujtohet që të ndryshojnë prokurorët. Villma Ruskovska ka mandat prej katër viteve,  deri më tani është prokurore dhjetë muaj. Villma Ruskovska udhëheq shumë lëndë, personalisht ajo dhe prokuroria e saj. Njëra është ngjarjet e 27 prillit dhe shumë të tjera dhe ky është edhe një shkak të mos dërgojmë porosi se politikanët mes vete fshehtas në grupet e punës merren vesh ku ka pika të ndjeshme, atje ku nuk lejohet, ndërsa kjo është në pjesën e gjyqësorit të pavarur”, deklaroi Zaevi.

I pyetur se a do të ketë takim të ri të liderëve, Zaevi theksoi se beson se grupet e punës për ligjin do të sinjalizojnë se a do të zgjidhet çështja me ose pa liderët partiakë.

“Gjithsesi kjo nuk është diçka të cilën duhet ta zgjedhim për shkak të marrjes së datës për negociata. Kjo është e rëndësishme edhe para qytetarëve. Paralajmërime ka për shkak të asaj se ka lajme pozitive nga të dyja palët që të them se jemi të gatshëm që të bëjmë hap para. Besoj se grupet e punës do të na sinjalizojnë neve liderëve se kur duhet të vazhdojmë. Qoftë me grupe të punës ose me praninë tonë pa dallim, është mirë që ta zgjedhim atë çështje”, tha Zaev.