Opozita: Maqedonia mori Raport pozitiv, që të nxitet për të ndryshuar emrin


Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE-ja thotë se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është pozitiv, vetëm që të nxitet Qeveria që të ndryshojë emrin, njofton Portalb.mk.

Kanë pyetur, por nuk kanë marrë përgjigje se deri te nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia në Samitin e Bashkimit Evropian më 28 qershor do të marrë datë për nisjen e bisedimeve, dhe nëse nuk e merr, kush do ta bartë përgjegjësinë.

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Goran Misovski bën thirrje që të veprohet në mënyrë konstruktive, dhe të jenë të vëmendshëm në debate, për shkak se Maqedonia nuk ka plan “B”.