Opozita greke kërkon shpalosjen e linjave të kuqe


Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re vlerëson se Qeveria e Shkupit ndryshon tabelat e rrugëve, por jo edhe qëndrimet. Përgjegjësi për Politikën e Jashtme nga radhët e kësaj partie Jorgos Kumucakos, kërkon nga Qeveria greke t’i shpalos linjat e kuqe.

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shkupit, përcaktuan qartë linjat e tyre të kuqe. Nuk negociojnë as për ndryshimet në Kushtetutën e tyre as për kombësinë e tyre të dyshuar maqedonase. Me fjalë të tjera, ndryshojnë tabelat e rrugëve, por jo edhe pozicionet. Por çështja është se çfarë po bën Qeveria jonë. Cipras duhet t’iu tregojë qytetarëve se cilat saktë janë linjat e kuqe – ka thënë Kumucakos

Ndërkohë në Shkup u mbajt takimi i shtatë me radhë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, si masë për ndërtimin e mirë-besimit mes dy vendeve. Në dy delegacionet morën pjesë përfaqësues të më shumë institucioneve.