Opozita do t’i dorëzojë vërejtjet e Ligjit për Prokurorinë publike


Grupet e punës së opozitës sot deri te grupi qeveritar i punës duhet të dorëzojë amendamentet e saja mbi Propozim ligjin për Prokurorinë publike me të cilën zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Toni Menkinovski, i cili e udhëheq grupin e VMRO- DPMNE-së thotë se kanë vërejtje në 120 faqe, por që ka hapësirë për marrëveshje.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski tha dje se VMRO-DPMNE sot duhet t’i dorëzojë propozimet lidhur me ligjin për Prokurorinë Publike Speciale, ndërsa të premten, është caktuar takim i ri në të cilin do të bisedohet për dallimet për këtë çështje midis Qeverisë dhe opozitës. Ai tha se ekzistojnë dallime serioze midis Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së, e cila kërkon PPS të jetë sektor i veçantë.

“Përfundimisht për ne si Qeveri propozim-ligji është zgjidhja më e përshtatshme dhe vlerësojmë se duhet të implementohet pa zvarritje”, theksoi Boshnjakovski.

në prag të takimit të të nesërm me grupet e punës midis pushtetit dhe opozitës, kryeministri Zoran Zaev në intervistën për MIA ka deklaruar se janë t gatshëm për bisedime për çdo çështje të argumentuar nga opozita, por ajo të mos jetë në dëm të shtetit dhe institucioneve të sistemit.

“Më vjen mirë që filluan bisedimet, e di se deri në fund të kësaj jave do të ketë materiale konkrete me shkrim rreth disa propozimeve, besoj se është e mundshme të miratojmë Ligj për Prokurori Publike, ku është e përfshirë PSP-ja si kapacitet i krijuar. Edhe një herë rikujtoj, kjo prokurori publike tashmë, siç është e vendosur edhe në Ligjin e ri, do ta ndjekë pushtetin, pushtetin aktual. Kjo Prokurori Publike është kapacitet drejt të cilit synojnë edhe prokuroritë e tjera, edhe në aspektin material edhe në atë financiar edhe me pajisje. T’i japim shans një ligji të tillë dhe të gjithë jemi këtu në shtet me besim ndaj institucioneve, të vazhdojmë t’i ndërtojmë reformat”, tha Zaev.

I pyetur nëse është i gatshëm të pranojë ndërrimin e Katica Janevës, Zaev ka thënë se “absolutisht jo”.

“Kjo është për mua çështje institucionale, për arsye se me të vërtetë Katica Janeva dhe ekipi i saj i prokurorëve, hetuesve dhe të gjithëve që punojnë ishin në një kohë shumë të vështirë grimca e shpresës për kthimin e shtetit ligjor, i cili ja filloi të kthehet në vendin tonë. Unë jam i bindur se nuk guxojmë të dërgojmë porosi të këqija deri te ata që kanë mbijetuar, kanë treguar guxim, duke besuar tek shteti, tek sistemi, tek Kushtetuta dhe ligjet, në kohë të vështirë. Duhet t’i mbështesim kapacitetet e tyre. Unë i dëgjoj edhe kritikat e opozitës dhe jo se nuk kam mirëkuptim për to, por përparësitë e institucionit të krijuar në këtë mënyrë, me këta njerëz është me të vërtetë përparësi e madhe për Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila e kryeson grupin e punës të pushtetit, pas takimit tha se për ta është e papranueshme kërkesa që PSP të jetë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, as ndërprerja e hetimeve dhe aktakuzave.

“Patëm takim të gjatë me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Prokurorinë publike. Dallimet kyçe kanë të bëjnë me PSP-në. Biseduam nen për nen, e shqyrtuam tërë ligjin dhe nëse për nenet e tjera mundëm të gjejmë gjuhë të përbashkët, dallimet thelbësore mbetën në pjesën e PSP-së. Kërkesa të cilën e parashtruan, PSP të jetë pjesë e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo prokurori e posaçme, është çështje e cila realisht nuk mund të jetë e pranueshme, nga shkaku që një nga përcaktimet strategjike është se PSP duhet të vazhdojë si prokurori, e jo si sektor në një prokurori tjetër”, tha Deskoska.

Për opozitën, ndërkaq, është e papranueshme PSP të mos përgjigjet para askujt dhe vetëm të krijojë buxhet, të cilin nuk do ta kontrollojë askush nga jashtë. Menkinoski, i cili është përfaqësues i VMRO-DPMNE-së opozitare, tha se ata angazhohen që PSP të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar.

“Ky ligj me të vërtetë ka nevojë për amendamente për përmirësim të punës së prokurorisë publike. VMRO-DPMNE qëndron në disponim. Konsiderojmë se PSP duhet të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar. Nuk janë të pranueshme dispozitat PSP të mos përgjigjet para askujt dhe vetë ta krijojë buxhetin”, tha Menkinoski.

Ndryshe, shumica qeveritare pret që ligji për Prokurorinë publike të miratohet deri në fund të marsit, ose para fillimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Kjo është një nga arsyet për hapjen e bisedimeve me BE-në në qershor.