Ohri prej sot me linjë ajrore lidhet edhe me Milanon


Krahas linjës ajrore me qytetin Malme të Suedisë, prej sot kompania ajrore me kosto të ulët “Vizer” nga Aeroporti i Ohrit ka filluar të operojë edhe me linjë të rregullt drejt qytetit italian Milano (Malpensa). Fluturimet nga dhe drejt Milanos deri më 30 mars do të realizohen çdo të martë dhe të shtunë, derisa më 1 prill të hënën dhe të premten.

Me Malmen dhe Milanon si destinacione të reja, kompania ajrore “Vizer” tani nga aeroporti “Shën Apostol Pavle” operon në pesë linja të rregullta edhe atë Vjenë, Bazel, Cyrih, Malme dhe Milano. Aeroporti i Ohrit është i lidhur edhe me tetë destinacione edhe atë me Amsterdamin, Brukselin, Tel Avivin, Varshavën, Katovicën, Stambollin, Ajndhovenin dhe Talinin që i realizojnë 11 kompani ajrore.

Konform marrëveshjes të nënshkruar me qeverinë, kompania ajrore “Vizer” është e obliguar nga korriku këtë vit të fillojë edhe me realizimin e fluturimeve direkte për Ohër nga qytetet gjermane Memingen dhe Dortmund.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Ohrit, Konstantin Gerogievski konsideron se linjat e reja drejt Malmes dhe Milanos do të jenë më rëndësi të madhe për popullatën e rajonit, ndërsa praktika e vënies së linjave të reja drejt Aeroportit të Ohrit është në korelacion me përcaktimet e pushtetit lokal për zhvillim shtesë të turizmit dhe promovim të Ohrit para tregjeve të reja potenciale turistike.