Nxirren trupat e dy alpinistëve nga Maqedonia


Janë nxjerrë trupat e dy alpinistëve nga Maqedonia nga maja Kajmakçallan dhe janë duke zbritur drejt qendrës së skijimit ku mjekët e urgjencës do të duhet të konstatojnë se djali dhe vajza nga Maqedonia janë të vdekur, mëson MIA nga shërbimi zjarrfikës grek.

Dy persona, alpinistë nga Maqedonia, kanë humbur jetën në majën Kajmakçallan në malin Nixhe në Greqi, me siguri pas rrëzimit në humnerë.

Sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, me siguri bëhet fjalë për vajzën 25-vjeçare dhe djalin 35-vjeçar, alpinistë, të cilët kanë qenë në grupin prej rreth 50 personave në zonën Agios Atanasios, Pella, ndërsa janë ndarë nga grupi dhe kanë humbur.

Shërbimi zjarrfikës, dje ka marrë thirrje për ndihmë dhe nga ora 14:30, ka filluar aksion shpëtimi me tre automjete dhe 13 shpëtues. Natën vonë alpinistët janë locuar në një pjesë të pakalueshme, por për fat të keq nuk kanë dhënë shenja jete. Pas locimit të vendit ku kanë rënë dy alpinistët, që nga herët në mëngjes ka zgjatur aksioni i zjarrfikësve grekë për nxjerrjen e trupave të alpinistëve.