Nutricionistja e cila ka pohuar se veganizmi kuron kancerin – vdiq nga kanceri


Vdiq veganja Mari Lopez, e cila u bë e njohur në kanalin Jutjub për mënyrën e shëndetshme të jetesës, që e ka bërë me mbesën e saj Liz Xhonson.

Lopez, e cila në emisionet e saj pohonte se veganizmi mund të kurojë nga kanceri, vdiq gjatë trajtimit mjekësor për kancer në gji. Sipas mbesës së saj shkak për kurimin e pasuksesshëm është ajo që në spital e kanë ushqyer me mish.

Lopez mes terash ka praktikuar edhe dieta të rënda të detoksimit si pastrim 90-ditor me lëngje dhe limon dhe xhenxhefil.

Pas vdekjes së Lopezit, mbesa e saj e pezulloi mundësinë të komentohet në kanalin.