Nuk mund të qëndroni 6 muaj në Gjermani, nëse nuk keni kontratë apo leje pune


Nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, kështu thuhet në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga ambasada gjermane në Shkup, pas informacioneve të fundit lidhur me procedurat e marrjes së vizave të punës për në Gjermani.

“Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta. Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thonë nga ambasada gjermane në Shkup.

Përndryshe, në opinion u plasuan informacione se nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundë që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë.