Nuk ka të lënduar nga zjarri në Ministrinë e Drejtësisë


Zjarri i cili sot pasdite kaploi Ministrinë e Drejtësisë është shuar. Sipas informacioneve të kësaj ministrie nuk ka të lënduar. Zjarri ka kapluar tre zyret në katin e katërt, zyrat në të cilat kanë qenë dokumentet e kontabilitetit, dokumentet e të drejtës ndërkombëtare dhe ndihmës juridike pa pagesë.