Nuk ka moskuptime për ligjin për regjistrim, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare


Qeveria në mbledhjen e ardhshme do ta shqyrtojë ligjin për regjistrim të popullatës, theksoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, duke cekur se pritet ai të kalojë në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

Hoxha e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve përse ligji dje nuk ishte në mbledhje qeveritare dhe nëse kjo ndoshta është e lidhur me moskuptime të caktuara mes partnerëve të koalicionit lidhur me këtë zgjidhje ligjore.

“Nuk ka moskuptime, ligji për regjistrim të popullatës nuk ishte në rend dite dhe presim për të të diskutohet në mbledhjen e ardhshme”, tha Hoxha dhe përsëriti se moskuptime rreth Propozim-ligjit nuk ka, sepse ai është harmonizuar me të gjithë partnerët.