Nuk do të ketë anulim të kongresit të VMRO-DPMNE-së! Kush do të jetë pasardhësi i Gruevskit?

Opozita VMRO-DPMNE përfundimisht do të mbajë kongresin e partisë këtë fundjavë në Valandovë dhe nuk ka marrë parasysh kërkesën e një grupi të partisë, përcjell Fol.

Kjo u njoftua nga VMRO DPMNE nga kumtojnë se iniciativa e njoftuar në media nuk ka marrë mbështetje nga Komiteti Ekzekutiv, i cili vendosi të mos e aprovojë atë në seancën e sotme të Komitetit Qendror të partisë.

Pasardhësi i Gruevskit është i pasigurt, edhe pse janë përmendur emra të caktuar, por diçka konkrete ende nuk ka.

Tani për tani, nuk është e sigurtë se kush do të ndjek Nikolla Gruesvkin. Kandidatura e vetme për kryetar është e Filip Petrovski, ndërsa një pjesë e bashkëpartiakëve të Gruevskit shihet qartë se janë të zhgënjyer dhe fajësojnë për favorizim të një kandidati, ndërsa ai është sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristijan Mickovski.