Nuhiu: Bashkëpunimi rajonal i nevojshëm për luftën kundër terrorizmit

Nuk është më çështje kyçe nëse është i nevojshëm bashkëpunim, por si dhe në çfarë mënyre së bashku ta intensifikojmë, konceptojmë dhe sistematizojmë në interes të sigurisë kombëtare, rajonale dhe përgjithësi ndërkombëtare, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në seminarin rajonal “bashkëpunim i përbashkët rajonal në Evropën juglindore në luftën kundër krimit financiar, me fokus të veçantë të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Të gjithë atë që së bashku e kaluam viteve të fundit, duke përfshirë edhe në lidhje me kërcënimet terroriste, shtoi Nuhiu, më shumë se kurrë më parë na çon te njëri-tjetri, domosdoshmërisht duke i imponuar kooperativitetin, solidaritetin dhe koordinimin, si dhe parimet fundamentale për ndjekjen e strategjive të përbashkëta për bashkëpunim.

“Terrorizmi sot edhe sipas formës dhe sipas përmbajtjes së tij, i ka sendërtuar potencialet personale, veçanërisht duke e globalizuar mbështetjen e vet ideologjike si mbikombëtare, me çka në mënyrë drastike i modifikon edhe performacat infrastrukturore, logjistike e madje edhe teknike në veprim”, theksoi zëvendësministri.

Elaboron edhe pse është i nevojshëm angazhim i përbashkët, kooperativitet për luftë më efikase dhe parandalim nga financimi i krimit dhe terrorizmit, fokus më i fuqishëm, më i hollësishëm dhe më gjithëpërfshirës ndaj operacioneve financiare kriminalistike. “Jo vetëm për shkak të locimit të kësaj forme të krimit, por edhe për locimin e gjurmëve që mund të na çojnë në terrenin e veprimit terrorist”, plotësoi Nuhiu.

Në seminarin rajonal që sot dhe nesër mbahet në Shkup dhe në organizim të misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe Ambasadës italiane në RM, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve nga sfera e krimit të financuar nga vendet e EJl-së bisedojnë në shumë tema nga sfera e krimit të financuar me theks të veçantë në financimin e terrorizmit.