Nora Aliti zgjidhet kryetare e Komisionit për letra me vlerë


Kuvendi pasditen e sotme ka votuar Nora Alitin për kryetare të Komisionit për letra me vlerë (KLV).

Deputetët e VMRO-së nuk u pajtuan me propozimin pasi konsiderojnë se Aliti është zgjidhje partiake pasi ajo ka qenë deputete e BDI-së në mandatin e kaluar.

Por, Rexhail Ismaili nga BDI ka thënë se Aliti në listën e BDI-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë e kandiduar si eksperte e ekonomisë. Ai ka thënë se Aliti tani nuk ka angazhim politik dhe se është profesioniste në lëminë e ekonomisë me arsim të kryer në Bullgari dhe magjistraturë në Italli.