Nju Jork Tajms: Shkupi, kryeqyteti botëror i Kiçit


Gazeta presitgjoze amerikane i ka përkushtuar një artikull të detajuar pamjes së re të Shkupit, ose më saktësisht realizimit të projektit “Shkupi 2014”. Pamja e re e kryeqytetit të Maqedonisë, sipas Nju Jork Tajms, e bëri Shkupin kryeqyteti të Kiçit.

Nju Jork Tajms për lexuesit e saj parashtron tre pyetje rreth logjikshmërisë së projektit Shkupi 2014 dhe pyetja është “Çfarë ju duket më e logjikshme?

1 Tre anije të piratëve në lum në një shtet të Ballkanit pa dalje në det;
2 Përmendorja 14-metërshe e një luftëtari e që është Aleksandri i Madh njëkohësisht nuk është Aleksandri i Madh; ose
3 Shtëpia që është ndërtuar si përkushtim për Nënën Terezë, shenjtore e njohur për modestin e saj, e ndërtuar në stil të veçant e të pasur e që më mirë mund të përshkruhet sikur kombinim i Majamit me qytet nga koha e gurit?

Falë ndryshimit të ri drastik me projektin “Shkupi 2014”, Nju Jork Tajms Shkupin e vendosi si një prej qyteteve më kiç në planetin tonë.

Projekti që ka kushtuar disa qindra milionë euro më tepër se sa kalkulimet, sipas gazetës amerikane, ka rezultuar me protestat e vitit 2015 e më vonë edhe ka qenë arsyeja kryesore për humbjen e zgjedhjeve nga ana e VMRO – DPMNE-së dhe ndryshimin e qeverisë.

Por pas ndryshimit, detyra e parë e qeverisë së re ishte të ndërprejë të gjitha ndërtimet që janë pjesë e projektit “Shkupi2014”, duke përfshirë edhe “Rrotën Panoramike” shkruan Nju Jork Tajms e cila vazhdon artikullin se këtë projekt ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk e ka bërë me qëllime estetike por që tu tregojë grekëve se kanë prejardhje antike.

Autori i artikullit thekson se ky projekt ka kushtuar rreth 750 milionë dollarë një shtet në të cilin qytetarët marrin rroga mesatare prej më pak se 500 dollarë në muaj.

Artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni duke klikuar KËTU