Një vajzë dymbëdhjetëvjeçare ndërroi jetë nga komplikacionet nga grip


Një vajzë dymbëdhjetëvjeçare me paralizë cerebrale dhe distrofi muskulare ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve nga komplikimet e gripit.

Këtë sot e konfirmoi dr. Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i Shëndetit Publik.

Fëmija para katër ditësh ka qenë i shtruar në Klinikë. Ky është rasti i katër i vdekjes nga komplikimet e gripit.

Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se javën e kaluar ka ndërruar jetë një 86-vjeçar nga Shkupi, i cili është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.