Një pullë amerikane me flamurin shqiptar


Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një foto të veçantë.

Bëhet fjalë për një pullë amerikane, por me imazhin e flamurit shqiptar, që daton rreth 70 vite më parë

“Një pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar, lëshuar më 1943”, shkruhet bashkëngjitur fotos në fjalë.

Fotoja dëshmon miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.